Tottenham 9-1 Wigan
Tottenham Hotspur ka shënuar fitore shumë të lartë kundër Wigan Athletic në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në White Hart Lane, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 9-1.
Serinë e golave e filloi Peter Crouch në minutën e nëntë dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, brenda shtatë minutash Jermain Defoe shënoi het-trik (51’, 54’ dhe 58’), ndërsa në këtë periudhë, Wigani shënoi golin e nderit me anë të Paul Scharner (57’). Aaron Lennon ngriti epërsinë në 5-1 (64’), ndërsa sërish në skenë u paraqit SuperDefoe, i cili shënoi dy gola të tjerë (69’ dhe 87’) për të ngritur në pesë numrin e përgjithshëm të golave personal në këtë ndeshje. Vendasit shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Chris Kirkland shënoi autogol (88’), ndërsa në minutat shtesë të takimit (90’+4), Niko Kranjcar vendosi rezultatin përfundimtar prej 9-1 në favor të Spursave.
Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Arsenalin.
Category: Futboll
0 Komente