Wenger kërkon një nëntor të suksesshëm
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të mbajnë formën e tyre dhe të harrojnë ‘nëntorin famëkeq’ për Topçinjtë.
Aktualisht, Arsenali është pesë pikë prapa liderit Chelsea në Ligën Premier, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në fund të këtij muaji Topçinjtë do të ndeshen me Blutë me shpresën për të ngushtuar edhe më shumë diferencën e pikëve, dhe për të përfunduar një muaj të suksesshëm. “Tradicionalisht, nëntori nuk ka qenë një muaj i mirë për ne. Por këtë mund ta shpjegoj se ishte pasojë e lëndimeve... Po ashtu varet edhe nga ndeshjet- sepse kemi pasur nga dy ose tri ndeshje të vështira në muajin nëntor. Kemi pasur ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve, ndërsa lojtarët është dashur të luajnë edhe me përfaqësueset e tyre”. “Tash kemi një ‘pushim’ të tillë kur lojtarët do të luajnë me përfaqësueset, dhe të shpresojmë që do të kthehen në formë të mirë. Pastaj do të shkojmë te Sunderlandi (21 nëntor) dhe atje është gjithmonë një vend i vështirë për të luajtur”, ka thënë francezi në një konferencë për shtyp.
Category: Futboll
0 Komente