Balotelli: Më lini të qetë

dardanmiftari | Saturday, December 12, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli, dëshiron të shmangë me çdo kusht të qenit në qendrën e vëmendjes.
I riu është shndërruar nga një lojtar problematik në një hero pas paraqitjes së tij në mesjavë kundër Rubin Kazan. “Do t’i lejoj të gjithë të flasin për mua, por gjatë kësaj kohe dua t’u them: ‘më lini të qetë. Më lejoni të jetoj jetën time’. Pse të kapesh për të gjitha ato gjëra”. “Është e pamundshme të lexosh të gjitha gjërat, po thuajse gjithçka negative, të shkruar për mua çdo ditë. Njerëzit vazhdojnë të mbeten të hutuar dhe përfundojnë duke mos kuptuar vërtet se kush jam unë”, ka thënë Balotelli për Sportweek.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...