Barcelona nënshkruan me Turkish Airlines
Barcelona ka siguruar një marrëveshje sponsorimi me kompaninë turke Turkish Airlines, nga e cila do të fitojë plot 9 milionë euro.
Marrëveshja do të jetë e vlefshme gjatë tre viteve të ardhshme dhe i lejon Turkish Airlines të shfrytëzojë imazhin e Barcelonës. Drejtori i Barcelonës, Joan Oliver, thotë se marrëveshja është një prej më të mëdhave që përfshin sektorin privat dhe sportin Turk.
Category: Futboll
0 Komente