Fundoset Juventus
Skuadra e Juventusit vazhdon të jetë në krizë. Pas turpërimit nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve, bardhezinjtë janë mposhtur si mysafirë të Barit.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio San Nicola, përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-1. Riccardo Meggiorini (7’) kaloi vendasit në epërsi, ndërsa David Trezeguet barazoi rezultatin (23’). Vendasit krijuan sërish epërsi me një gol të shënuar nga penaltia, ndërsa ekzekutues ishte Barreto (44’). Diego dështoi të shënonte nga njëmbëdhjetëmetërshi pas një penalltie të dyshimtë të akorduar në favor të Bianconerëve (68’), ndërsa kjo iu hakmor, pasi që ish-lojtari i Juventusit, Sergio Almiron, shënoi golin e tretë për Barin për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin. Nëse Inter dhe Milan shënojnë fitore të dielën, ëndrra e Juventusit për Scudetto do të zbehet edhe më shumë, ndërkohë që kjo mund të jetë ndeshja e fundit për trajnerin Ciro Ferrara në krye të Zonjës së Vjetër.
Category: Futboll
0 Komente