Nuk dihet kur rikthehet Robben

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Bosi i Bayernit, Jupp Heynckes, nuk e di as vet datën e rikthimit të Arjen Robben, por ndjen se duhet ende kohë që holandezi të rikuperohet pas operimit në shpinë.
“Ai po bën relativisht mirë. Ai ka filluar programin rehabilitues dhe jemi të bindur se ai do të rikuperohet plotësisht”.

“Sidoqoftë, unë nuk mund të them asgjë për atë se kur do të jetë në gjendje t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit për stërvitje të rregullta”, theksoi Heynckes.

Robben ka 30 gola në 42 paraqitje për Bayernin që pas kalimit nga Real Madridi, ndërsa holandezi është përcjellë rregullisht nga lëndimet që pas transferimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...