Zola: Milani dhe Napoli favoritë për titull

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Chelseat, Gianfranco Zola, mendon se Milani dhe Napoli janë pretendentët kryesorë për titull këtë sezon në Serie A, duke përjashtuar nga gara liderin aktual Juventus dhe klubin më të trofeshëm në dhjetë vitet e fundit, Interin.
“Mendoj se do të jetë një duel mes Napolit dhe Milanit për Scudetto. Është një sfidë që përfshin investimin në të ardhmen dhe ata të cilët janë mësuar me suksese. Milani ka ekip të shkëlqyer”.

“Ne nuk duhet të harrojmë ekipet nga Roma. Roma ka projekt të rëndësishëm, përderisa Lazio nuk duhet të injorohet”, tha Zola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...