Barcelona, armik i vetvetes

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer është i mendimit që Barcelona dhe fuqia e saj është shndërruar në efekt bumerang për vet klubin katalanas që po përballet me presion të madh.
“Rivali më i madh i Barcelonës është vet Barcelona. Pse? Shumë thjesht – tifozët kurrë nuk mund të mjaftohen pas gjithë asaj që fitoi Barcelona dhe luajti aq mirë, ata nuk pajtohen për diçka më pak”.

“Ky ekip është më i miri që kam parë në jetën time, ata janë arsyeja pse Spanja fitoi Euro 2008 dhe Botërorin. Lionel Messi është larg lojtari më i mirë në botë, lojtari më vendimtar në ekip”, ka thënë Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...