Lipi: Dera për në përfaqësuese është e hapur

dardanmiftari | Tuesday, December 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i kombëtares italiane Marcelo Lippi thotë se lista e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë në Kupën Botërore në Afrikën e Jugut verën e ardhshme është ende e hapur.
Në mediat italiane shpesh debatohet nëse Alessandro Nesta, Francesco Totti, Mario Balotelli dhe Antonio Cassano do të jenë pjesë e përfaqësueses së Italisë. Lippi thotë se dera është ende e hapur dhe deri në fund të sezonit nuk do të dihet lista përfundimtare e lojtarëve që do të udhëtojnë në Afrikë.“Dera është e hapur për të gjithë ata të cilët janë pjesë e përfaqësueses dhe ata të cilët kurrë nuk kanë qenë. Këto gjashtë muaj do të jenë të rëndësishëm. Nuk ka siguri për asnjë. Në fund do ta përpilojmë listën”, ka thënë Lippi për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...