NBA: James mposht Suns-at

dardanmiftari | Tuesday, December 22, 2009 | 0 Komente

LeBron James ka shënuar 29 pikë derisa ekipi i tij Cleveland Cavaliers ka mposhtur Phoenix Suns me rezultat 109-91 për t’i dhënë fund serisë së fitoreve në shtëpi të këtij ekipi, që datonte që nga sezoni i kaluar.
Mo Williams shënoi 24 pikë dhe së bashku me James ndihmuan ekipin të avancojë 15-0 në çerekun e katërt.Steve Nash shënoi 18 pikë dhe 10 asistime për Phoenix, që tash kanë 18 fitore dhe 10 humbje këtë sezon. Suns kishin një rekord prej 19 fitoreve radhazi në shtëpi, përfshirë edhe ndeshjet e sezonit të kaluar. Cavaliers çojnë në 21 numrin e fitoreve këtë sezon, përkundër 8 humbjeve, për t’u barazuar me Boston dhe Orlando për numrin më të madh të fitore në Koncefencën Lindore. Vetëm kampioni në fuqi i NBA-së, Los Angeles Lakers, me 22 fitore, ka më shumë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...