Nedved kërkon nga Juve të mos dorëzohet

dardanmiftari | Wednesday, December 16, 2009 | 0 Komente

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved, ka deklaruar se nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit të ish-ekipit të tij nga Liga e Kampionëve, mirëpo ai kërkon nga skuadra që të qëndrojë e vendosur për rikthimin e krenarisë.
“Si një tifoz, u lëndova kur ish-skuadra ime u largua nga Liga e Kampionëve aq herët”. “Nuk ishte diçka e mirë, kjo është e kuptueshme. Mirëpo ata nuk guxojnë të dorëzohen tash. Duhet të shikojnë përpara”. “Mendoj se Juve i sotëm është më i fortë se ai i sezonit të kaluar, mirëpo (lojtarët) duhet ta shfaqin këtë në fushë”, ka thënë çeku për Tuttosport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...