Torres: Nuk largohem nga Liverpooli
Fernando Torres ka ripërsëritur se e ardhmja e tij është e lidhur fortë për Liverpoolin, përkundër problemeve aktuale që ka klubi.
Të Kuqtë janë në borxhe të mëdha dhe nuk po shfaqin formë të mirë, duke eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjenden 13 pikë prapa vendit të parë në Ligën Premier. Sido që të jetë, sulmuesi spanjoll është i vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës, derisa ajo të ketë nevojë për të. “Tash për tash nuk mendoj se mund të luaj diku tjetër. Krejt çka dua është të përmirësojmë gjendjen aktuale të skuadrës dhe shpresoj që do të qëndrojmë së bashku”, ka thënë Torres për mediat spanjolle.
Category: Futboll
0 Komente