Totti tallet me Zaraten
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, ka thënë të martën se kapiteni i Romës, Francesco Totti, është lojtar i harxhuar. Ndërkohë, simboli romak i është përgjigjur sulmuesit argjentinas në mënyrë satirike.
“Urime të gjithë tifozëve, sportit dhe të gjithë kampionëve të mëdhenj të futbollit, si Buffon, Del Piero, Messi, Cristiano Ronaldo, Kaka, Ronaldinho. Kërkoj falje nëse harroj dikë...”.
“Meqë jemi në sezonin e Krishtlindjeve dhe duhet të gjithë të jemi njerëz më të mirë, i uroj Zarates 240 urime. Në 2010, shpresoj të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asistime, ashtu që të bëhem një golashënues rekorder”.
“Më duhet të ngutem, sepse unë jam një lojtar i harxhuar... por kur mendoj sërish, unë isha po ashtu i harxhuar edhe në fillim të 2009!”, citohet Totti nga forzaroma.info.
‘240 urimet për Zaraten’ paraqesin numrin golave të shënuar në të gjitha garat nga ikona e Romës gjatë karrierës së tij.
Category: Futboll
0 Komente