Mbrojtësi i Interit, Walter Samuel, thotë se skuadra e tij do të përballet me një ekip të vështirë të martën mbrëma, prandaj nuk duhet ta nënvlerësojë skuadrën ruse Rubin Kazan.

“Është një skuadër e rrezikshme, që ka lojtarë shumë të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Mirëpo në vend se të përqendrohemi të kundërshtari ynë, ne duhet të fokusohemi te vetja dhe të mendojmë si të zhvillojmë një ndeshje të mirë nga këndi ynë i vështrimit”, ka thënë argjentinasi për inter.it.

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, thotë se Fiorentina do ta ketë vështirë nxjerrë pikë, ndeshjen e martës mbrëma Artemio Franchi kundër Liverpoolit.

“Viola ka ndeshje vështirë Ligën e Kampionëve. Është një ndeshje vendimtare për ta, pasi humbën ndeshjen e parë nga Lyoni”.

Sido jetë Fiorentina është një skuadër, e cila ka qenë nivel lartë për disa vite. Nuk do jetë lehtë, por unë jam optimist. Prandelli duhet mendojë për diçka re, pasi mungon Gilardino (i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë)”, u tha Lippi gazetarëve.

Sulmuesi i Dynamo Kyivit, Andriy Shevchenko, thotë se skuadra e tij duhet të tregohet e vendosur dhe të ketë qëndrim të fuqishëm në tentativën për ta mposhtur Barcelonën në Camp Nou në ndeshjen e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Këtë afat kalimtar, ukrainasi është rikthyer te skuadra e tij e vjetër, me të cilën do të udhëtojë në Camp Nou pas 12 sezonesh, kur kishte shënuar het-trik përballë katalunasve në Ligën e Kampionëve.

“Barcelona ishte ekipi më i mirë i sezonit të kaluar, e udhëhequr nga trajneri më i mirë dhe lojtarët më të mirë në botë”.

“Lojtarët (e Dynamo Kyivit) duhet të tregojnë qëndrim dhe përkushtim. Duke folur nga përvoja ime, e di se duhet të japim gjithçka kundër një skuadre të këtillë. Duhet të besojmë në vetvete dhe në një rezultat pozitiv”, ka thënë Sheva për faqen zyrtare të klubit ukrainas.

Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, humbjen nga Wigan Athletic e ka quajtur si performancën më të keqe të Bluve gjatë pesë viteve që ai luan me Chelsean.

“Nuk luajtëm mirë. Humbëm të gjitha betejat, të gjitha duelet. Nuk fituam asgjë. Ishim të varfër”.

“Kjo është ndeshja më e keqe në të cilën kam luajtur gjatë kohës që jam te Chelsea. Duhet të mendoj për këtë, t’i korrigjojmë gabimet dhe (në ndeshjen e radhës) të shkojmë për fitore”, ka thënë Drogba për “The Evening Standard”.

Sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner, do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit të martën mbrëma, pasi është lënduar gjatë një aksidenti trafiku këtë fundjavë.

The Daily Mirror” njofton se mëngjesin e të dielës danezi ka dalë nga rruga me Aston Martinin e tij, ashtu që ka pësuar disa lëndime të lehta.

Edhe pse jo serioze, lëndimet e kanë penguar lojtarin që të stërvitet sot, ndërsa “Sky Sports News” njofton se ai do të mungojë kundër skuadrës greke.

Njoftohet se dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso, ka nënshkruar kontratë me Ferrarin e cila do të hyjë në fuqi nga viti 2010.

Lajmi pritet të zyrtarizohet gjatë garës së të dielës së ardhshme në Suzuka për Çmimin e Madh të Japonisë.

Piloti i Renaultit, i cili zuri vendin e tretë në Singapor, do të jetë partner i Felipe Massas, ndërsa ka nënshkruar kontratë trevjeçare me vlerë prej 20.6 milionë euro.

Edhe pse Kimi Raikkonen ka kontratë me Ferrarin edhe për vitin e ardhshëm, besohet se ai do të kthehet te McLaren-Mercedes ku do ta zëvendësojë Heikki Kovalainen dhe do të jetë partner i Lewis Hamiltonit.

Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, beson se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë këtë vit, mirëpo ai mendon se argjentinasi nuk e meriton këtë çmim, porse duhet t’i jepet Cristiano Ronaldos.

“Secili prej tyre është një yll në vete nga një dimension i lartë. Messi- sepse vrapon me topin e ngjitur për këmbë, se është shumë i efektshëm një në një dhe godet mirë me këmbën e majtë”

“Cristiano sepse është i shpejtë, ka kontroll të shkëlqyer të topit në shpejtësi, ka fuqi të jashtëzakonshme, vazhdimësi të jashtëzakonshme gjatë ndeshjes, dhe sepse tash për tash është sulmuesi më i mirë në botë”.

“Ronaldo e meriton atë (Topin e Artë), mirëpo unë mendoj se Topi i Artë është një çmim që jepet për atë që ka bërë një lojtar deri në korrik, ndërsa (deri atëherë) Messi fitoi gjithçka”, është cituar Valdano nga “AS”.

Mbrojtësi braziliani Maxwell thotë se ish-klubi i tij, Inter, sërish do ta fitojë kampionatin italian.
Maxwell verën e kaluar kaloi nga Interi në Barcelona, por pranon se nerazurët ende janë në zemrën e tij dhe ai i përcjell ndeshjet e ish-klubit të tij. “Dalë ngadalë po përshtatem në Spanjë dhe familja ime ndjehet mirë. Kam një klub fantastik dhe me kalimin e kohës përshtatem me lojën e Pep Guardiolas, por është normale kjo fazë e përshtatjes”, ka thënë Maxwell. Sa i takon Interit, braziliani thotë: “Ekipi ka lojtarë fantastik, të cilët mund ta vazhdojnë ciklin e fitoreve. Unë them se Interi mbetet favoriti kryesor për skudeton”.
Sipas mediave angleze, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, dëshiron që portieri i Interit, Julio Cesar, të jetë një zëvendësim afatgjatë i portierit aktual Edwin van der Sar.
United është në kërkim të një portieri të ri, pasi ekziston mundësia që Van der Sar të pensionohet në fund të këtij sezoni. Holandezi tashmë disa vite e shtyn vendimin e tij, por pritet që ky sezon të jetë edhe i fundit për të. U mendua se Foster do të mund të jetë zëvendësues i Van der Sar, por angleze nuk është duke u treguar i qëndrueshëm në paraqitjet e tija me kampionin e Ligës Premier, ashtu që skocezi do të mundohet të angazhojë një portier të klasit botëror. Djajtë e kuq së fundi janë lidhur me shumë portierë, mes të cilëve edhe me Julio Cesar. Braziliani arriti në Inter si i panjohur, por u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në botë në fanellën e nerazurëve. Sipas Sunday People, United është në gjendje të ndajë 20 milionë funte për të sjellë atë në Old Trafford.
Leonardo thotë se lojtarët e Milanit merituan të fishkëllehen nga fansat vendorë pas barazimit të mbrëmshëm pa gola ndaj Barit në San Siro.
“Bari luajti shumë, shumë mirë dhe ne dështuam t’ia dalim. Në fund fishkëllimat ose duartrokitjet gjithmonë janë të merituara dhe ne i merituam ato ofendime”, ka thënë trajneri brazilian. “Bari e bazoi shumicën e lojës në anët dhe ia doli shumë mirë. Në fund ne ishim të lumtur me punën e bërë në mbrojtje, pasi rrezikuam të humbasim ndeshjen”, ka shtuar Leonardo.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka mbetur i zhgënjyer pas barazimit të djeshëm me rezultat 1-1 ndaj Bolognas.
David Trezeguet i çoi në avantazh biankonerët në pjesën e parë të takimit, por në kohën shtesë Martins Adailton siguroi golin e barazimit. “Një kohë ishim shumë të hapur dhe nuk u rikthyem në mbrojtje aq shpejt dhe me efektivitet, siç duhej. Juventusi është një ekip që përpiqet të sulmojë gjithë kohën, por duket se kemi nevojë ta përmirësojmë mbrojtjen”, ka thënë Ferrara.

Sulmuesi i Olympique Marseille, Fernando Morientes, ka zbuluar se si ai ka qenë shumë afër kalimit nga Real Madrid në Barcelona. Në sezonin 2002/03, para se Morientes të huazohej te Monaco, Reali vuante nga një vit i vështirë financiar. “Një ditë para Superkupës Evropiane, të cilën ne e fituam kundër Feyenoord, ata vendosën të më shesim. Mbrëmja e Kupës Evropiane, ishte një përvojë e pakëndshme për mua”, ka thënë Morientes. “Madrid llogariste në Ronaldon (brazilian) dhe unë duhej të isha pjesë e transferimit. Duhej të nënshkruaja me Interin, para se të përfundoja në Barcelona. Reali nuk më dëshironte dhe Joan Gaspart, aso kohe president i Barcelonës, dëshironte të paguajë 24 milionë për mua. Por pastaj gjërat ndryshuan dhe unë mbeta në klub”, ka shtuar spanjolli.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, e vlerëson yllin e Barcelonës, Lionel Messi para yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
“Ka shumë lojtarë të mirë, jo vetëm dy. Janë Kaka, Ibrahimovic, Rooney, Gerrard. Por nëse flasim për lojtarë fantastik, atëherë ai duhet të jetë Leo Messi, pasi ai është i paparashikueshëm”, ka thënë Capello. “Por nëse flisni për shënime të golave dhe përfundime, atëherë është Ronaldo. Ai mund të shënojë nga gjuajtjet e lira, me kokë, nga loja e hapur. Njëri është gjeni absolut, tjetri është gjeni i golashënimit”, ka shtuar italiani.
Përforcimi i verës i Manchester Cityt, sulmuesi nga Paraguai, Roque Santa Cruz, pritet të debutojë sot me fanellën e klubit të tij të ri.
28-vjeçari ka qëndruar jashtë fushe për shkak të lëndimit në gju, por pritet të aktivizohet sonte në takimin përballë West Ham United. “Roque do të jetë një opsion për ne. Ai duket në gjendje të mirë. Ne kishim një takim me dyer të mbyllura kundër Wrexham dhe ai dukej në formë të mirë”, ka thënë menaxheri i ekipit, Mark Hughes.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lavdëruar mënyrën se si heroi i ri i portës së topçinjve, Vito Mannone, është adaptuar në klub.
“Ne e kishim atë në stërvitje dhe e testuam, pamë disa kualitete te ai, të cilat tash i ka treguar. Nuk ka qenë lehtë për të. Por kur një lojtar largohet dhe reziston aq shumë për t’u kthyer, punon pa u angazhuar në lojë, kjo do të thotë se nuk ka edukim më të mirë për forcën e tij mentale”. “Ai e ka kaluar këtë. Ka kaluar nëpër këtë përvojë të pakëndshme dhe ka vazhduar të punojë. Ai ka besim në vete. Nuk mund ta bëni yll me vetëm një ndeshje, por mund të flisni për kualitetet e tij”, ka thënë Wenger.
Pas hat-trickut të tij të shënuar në fitoren 6-1 ndaj Hull Cityt, Benitez ka thënë se sulmuesi Fernando Torres vlen së paku 70 milionë funte.
“Ato që ne harxhuam për të ishin shumë para, por kurrë nuk e kam pasur as dyshimin më të vogël se ai ia vlen. Kam thënë se mendoj se ai ishte i lirë, dhe kështu është. Shpresoj se do ta themi këtë për shumë vite, pasi mund të shoh se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë”, ka thënë Benitez. “Ju mund të pyeteni se sa ai vlen tash. Është vështirë të thuhet një shifër, por do të ishte së paku 70 milionë funte. Gjatë verës, kishte agjentë të klubeve angleze të cilët na kontaktuan për të pyetur për çmimin e tij. Ata flisnin për shifra shumë të larta, por pa dyshim ai nuk është në shitje, për asnjë çmim”, ka shtuar spanjolli.
Princi saudit raportohet se është i gatshëm të bëjë një investim të dukshëm në një klub anglez, që thuhet të jetë Liverpooli.
Besohet se pronarët e të kuqve, Tom Hicks dhe George Gillett, janë të gatshëm t’ia shesin 50% të aksioneve të tyre princit Faisal bin Fahd bin Abdullah me qëllim që të shpaguajnë borxhet e klubit nga Anfield.“Aktualisht jemi duke kërkuar të blejmë 50% të aksioneve të një klubi, që aktualisht ka rreth 245 milionë borxhe”, citohet të ketë thënë princit saudit për mediat arabe.