AO: Eliminohet Andy Roddick
Kroati Marin Cilic ka dalë fitues përballë Andy Roddick pas pesë setesh, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Australian Open.
Tenisti i 14-të në botë, fitoi dy setet e para (7-6, 6-3), mirëpo amerikani u rikthye duke fituar dy setet e radhës (3-6 2-6), mirëpo në setin e pestë doli fitues kroati me rezultat 6-3, për të siguruar gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 3-2 në sete (7-6, 6-3, 3-6, 2-6, 6-3).
Në gjysmëfinale, Cilic do ta ketë kundërshtar Andy Murrayn, i cili u kualifikua pas tërheqjes së Rafael Nadal si pasojë e lëndimit.
Category: Tenis
0 Komente