AO: Henin në gjysmëfinale
Ish-tenistja numër një në botë, Justine Henin, ka mbajtur gjallë ëndrrën për ta fituar turneun Australian Open, pas fitores ndaj Nadia Petrovas në çerekfinalen e zhvilluar në Melbourne.
Belgia e mposhti Petrovan me rezultat 2-0 në sete (7-6, 7-5) për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, 27-vjeçarja do ta ketë kundërshtare kinezen Jie Zheng, e cila fitoi ndaj ruses Maria Kirilenko (6-1, 6-3).
Category: Tenis
0 Komente