Bayern merr kreun, Hamburg humb

dardanmiftari | Saturday, January 23, 2010 | 0 Komente

Arjen Robben duke festuar golinArjen Robben ka shënuar për të ndihmuar Bayern Munichun të shënojë fitore 3-2 në udhëtim te Werder Bremeni dhe për të marrë kreun e Bundesligës.

Vendasit e Bremenit ishin të parët që kaluan në epërsi kur Aaron Hunt gjeti golin pas dhjetë minutash lojë. Por bavaresët përmbysën rezultatin që në pjesë të parë me golat e Thomas Muller në minutën e 25-të dhe Ivica Olic dhjetë minuta më pas.

15 minuta para fundit të ndeshjes vendasit barazuan me anë të Hugo Almeida, por ishte Arjen Robben që shënoi pas tre minutash tjera për të vulosur fitoren e mysafirëve.

Bayerni mban kreun me 39 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër udhëton te Hoffenheim. Schalke zbret në pozitën e tretë pas barazimit 2-2 në udhëtim të Bochum.

Hamburg ka dështuar të marrë ndonjë pikë në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga, duke pësuar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Borussia Dortmund, që po ashtu ia rrëmbeu rivalit të sotëm edhe pozitën e katërt në tabelë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...