Trezeguet nuk është i lumtur te Juventus
Duket se ka ardhur koha që sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, t’i thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër, për shkak të mungesës së lojës, së paku kështu pohon agjenti i tij Antonio Caliendo.
“Ai nuk mund të jetë i lumtur kështu. Është njësoj sikur Ranieri të ishte ndihmësi i Mourinhos. Sido që të jetë, mendoj se marrëveshja duhet respektuar, kështu që Juve duhet ta bëjë hapin e parë”. “David është një profesionist i vërtetë dhe ai gjithmonë e ka treguar përkushtimin e tij për tifozët dhe fanellën që bart, prandaj ka refuzuar shumë oferta në të kaluarën. Ai e ka refuzuar Barcelonën për të qëndruar te Juventus”, ka thënë Caliendo për “Sport Mediaset”.
Category: Futboll
0 Komente