Arsenali me dy sulmues kundër Unitedit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se ai planifikon të luajë me formacionin 4-4-2 në ndeshje kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e zhvillon të martën mbrëma kundër Manchester Unitedit në Emirates Stadium.
“Luajtëm me formacionin 4-4-2 kundër Portsmouthit të shtunën dhe mendoj se jemi më kërcënues me atë formacion”. “Ndoshta do të luajmë me dy sulmues edhe kundër Manchester Unitedit, mirëpo gjithçka do të varet se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion për lojë”, ka thënë Wenger. Edhe pse të dielën u njoftua se Robin van Persie do të jetë në ndeshjen kundër United, “The Sun” shkruan se holandezi duhet t’u nënshtrohet disa testeve gjatë ditës së sotme për të konfirmuar formën e tij dhe për të vendosur nëse do të paraqitet ose jo.
Category: Futboll
0 Komente