Blerim Xhemajli shënon në humbjen e Parmës
Parma është mposhtur me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar sy mysafir i Livornos në Stadio Picchi.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Francesco Tavanos (23’) dhe Cristiano Lucarellit (62’), ndërsa mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli ngushtoi epërsinë në minutën e 68-të, mirëpo mysafirët nuk arritën të shënojnë sërish për të nxjerrë pikë nga kjo përballje.
Ndërkohë, Genoa ka shënuar fitore komode prej 2-0 në përballjen e të dielës kundër Catanias në Stadio Ferraris.
Category: Futboll
0 Komente