Reali mposht Mallorcan
Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Mallorcas, të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Me nga një gol të shënuar në secilën pjesë, Mbretërit arkëtuan tri pikë të reja.
Gonzalo Higuain shënoi golin e parë (8’), ndërsa Granero dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (50’).
Reali do të mbajë pozitën e parë në tabelë, së paku deri sa Barcelona ta përfundojë ndeshjen kundër Tenerifes.
Category: Futboll
0 Komente