Bruce: Chelsea ishte gati të shesë Terryn
Në prag të përballjes me Chelsean, menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka zbuluar se si ai për pak nuk nënshkroi me kapitenin e bluve, John Terry, për një shumë 750 mijë funte.
Ai i kishte vërejtur shumë herët aftësitë drejtuese të lojtarit dhe kur ishte menaxher në Huddersfield për pak sa nuk e transferoi atë në vitin 2000, kur Terry ishte i huazuar te Nottingham Forest.
“Isha menaxher në Huddersfield në atë kohë. Ofrova 750 mijë funte për të dhe Chelsea e pranoi. Por djaloshi nuk dëshironte të largohej nga Chelsea në atë kohë. Isha shumë afër. Por ai nuk dëshiroi. Ai është gjithçka që ju dëshironi në mbrojtjen e qendrës, ai është i lindur lider”, ka thënë Bruce.
Kapiteni i Chelseat, John Terry, sot pret në Stamford Bridge, Sunderlandin, ku do të ketë përballë kapitenin e këtij ekipi Lorik Canën.
Category: Futboll
0 Komente