Busquets: Nuk ka panik në Barcelonë
Mbrojtësi i Barcelonës, Sergio Busquets, thotë se nuk ka nevojë të bëhet panik pas fillimit zhgënjyes të vitit 2010 nga ana e blaugranëve.
Barca u ndalua me barazim nga Villarreali në takimin e të shtunës në kampionatin spanjoll, para se të humbasë në Kupën e Mbrtetit nga Sevilla në mesjavë.
“Kemi pasur fat të keq në fillim të vitit 2010, pa fituar asnjërën nga dy ndeshjen e luajtura, por nuk ka asgjë që ne të shqetësohemi”, ka thënë spanjolli.
“Kundër Sevilla ne mund të kishim fituar në një ndeshje shumë të hapur. Durim. Jam i sigurt se rezultatet e mira do të fillojnë të vijnë së shpejti”, ka thënë Busquets.
Category: Futboll
0 Komente