Mancini afër kalimit në Marseille?
Anësori i Interit, Amantino Mancini, është në negociata me Olimpique Marseille, ka bërë të ditur vetë klubi francez.
Sipas presidentit të ish-klubit të Lorik Canës, Mancini mund të largohet së shpejti nga Interi për të luajtur në kampionatin francez.
“Bisedimet janë në një fazë të avancuar. Ne bëjmë përpjekje shtesë dhe bisedat mund të rezultojnë pozitive në 48 orët e ardhshme”, ka thënë Jean-Claude Dassier për L’Equipe.
Manici mund të kalojë si huazim gjashtëmujor për një shumë që mund kapë vlerën e 1.2 milionë eurove, me mundësi që klubi francez ta bëjë transferimin e përhershëm në muajin qershor.
Jose Mourinho nuk llogarit në shërbimet e Mancinit, ashtu që pas David Suazo dhe Patrick Vieira, sigurisht se edhe ai do të largohet nga Interi.
Category: Futboll
0 Komente