Ferdinand kthehet pas dy javësh
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se Rio Ferdinand është pranë rikthimit me skuadrën e parë dhe pritet të jetë në fushë pas dy javësh.
Mbrojtësi anglez ka bërë vetëm pesë paraqitje këtë sezon me Djajtë e Kuq, si pasojë e problemeve me lëndime, ndërsa Ferguson shpreson që ai të jetë në lojë deri kah fundi i këtij muaji.
“Jam shumë i lumtur me përparimin e Rios. Ai ka vrapuar shumë dhe pritet të kthehet pas dy javësh”.
“Por një gjë është e sigurt, meqenëse kemi pritur kaq gjatë, nuk do ta kthejmë para se të jetë qind për qind (i rikuperuar)”, ka thënë skocezi për Mail on Sunday.
Category: Futboll
0 Komente