Mancini: Pesë ose gjashtë skuadra në garë për titull

dardanmiftari | Sunday, January 10, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, beson se pesë ose gjashtë klube janë në garë për ta fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.
City aktualisht gjendet dhjetë pikë prapa liderit Chelsea, dhe ka gjasa reale për të ngushtuar këtë diferencë pikësh, ndërkohë që Arsenali dhe Manchester Unitedi lëshuan pikë këtë javë duke barazuar.
“Janë pesë ose gjashtë klube që mund ta fitojnë Ligën Premier. Është më konkurruese, sepse ka shumë lojtarë të mirë në Angli. Dhe kuptohet (edhe) Manchester City është një top-skuadër”, ka thënë italiani për Press Association Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...