Gerrard mund të luajë të martën
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, mund të kthehet nga lëndimi në ndeshjen kundër Wolverhampton Wanderers të martën.
Është pritur që 29-vjeçari të mungojë së paku dy javë pas lëndimit në ndeshjen kundër Readingut (13 janar), mirëpo ai u kthye në stërvitje këtë javë, dhe gjasat janë të mëdha që të luajë kundër Wolvsave nesër.
“Ai është stërvitur të shtunën dhe të dielën, po ashtu edhe të hënën. Kuptohet, ai është dikush, që nëse është në dispozicion, do të luajë. Do të vendosim të martën, por unë mendoj se do të jetë në dispozicion”, tha trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez.
Category: Futboll
0 Komente