Schumi mund të shpallet kampion që në sezonin e parë

dardanmiftari | Monday, January 25, 2010 | 0 Komente

Michael SchumacherLegjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është i vendosur që të shpallet kampion i botës që në sezonin e parë të rikthimit të tij.
Piloti 41-vjeçar është kthyer në F1 me skuderinë e Mercedesit, pas tre vitesh pauze.
“Jam i bindur se Mercedesi do të jetë në pozitë për të luftuar për kampionatin këtë sezon”, është shprehur Schumacher.
Ndërkohë, shefi i Mercedesit, Ross Brawn, shtoi: “Ai është në formë të jashtëzakonshme dhe nuk mendoj se talenti zhduket ndonjëherë. Jam i bindur se mund ta bëjë punën e tij”.
Brawn është njeriu që ka mjeshtëruar të shtatë titujt e Schumit, dy me Benettonin dhe pesë me Ferrarin, dhe thotë se gjermani mund të arrijë ato nivele sërish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...