Juve turpërohet sërish

dardanmiftari | Sunday, January 24, 2010 | 0 Komente

Festa e Giallorossëve - SportiSotDerbi i parë i javës së 21-të në Serie A, është zhvilluar në Stadiumin Olimpik të Torinos, ndërmjet Juventusit dhe Romës.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma ka përfunduar me fitoren e Giallorossëve me rezultat prej 2-1.
Në fraksionin e parë të lojës Juventusi ishte skuadër dominuese, megjithatë pas 45 minutave rrjetat heshtën.


Alessandro Del Piero shënoi golin e parë.

Mirëpo me të filluar pjesa e dytë (51’), ikona bardhezi, Alessandro Del Piero me nëj gol të bukur, kaloi vendasit në epërsi.
Në minutën e 68-të të ndeshjes u akordua penallti në favor të Romës, të cilën e shndërroi në gol legjenda e skuadrës tjetër, Francesco Totti.


Francesco Totti barazoi rezultatin nga penalltia.

Në minutën e 83-të, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, bëri më të mirën e mundshme për të shpëtuar golin, duke ndërhyrë si lojtar i fundit ndaj Riises, jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, por kjo i kushtoi me karton të kuq.
Megjithatë, në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2), pas një harkimi të Pizzaros, John Arne Riise shënoi golin e fitores për Romën.

John Arne Riise (djathtas) shënoi golin e fitores për Romën.

Pas kësaj fitoreje, kryeqytetasit i afrohen në vetëm dy pikë Milanit, që të dielën zhvillon derbin lokal kundër Interit, ndërsa me këtë humbje Juventusi fundoset edhe më shumë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...