Kupa e Mbretit, kualifikohet Atletico
Atletico Madridi ka arritur ta përmbysë disavantazhin prej 3-0 nga ndeshja e parë, kundër Recreativo Huelvas, për të vazhduar garën në Copa del Rey.
Kryeqytetasit fituan me rezultat 5-1, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Vicente Calderon, për të siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me epërsi prej 3-0 në favor të vendasve, të cilët shënuan me anë të Simao (21’), Aguero (24’) dhe Tomas Ujfalushi (39’).
Në pjesën e dytë ishin sërish madrilenët ata që shënuan të parët duke ngritur epërsinë në 4-0 me autogolin e Magnus Troest (62’).
Mirëpo, goli i shënuar nga Carmona (71’), ua vështirësoi punët kryeqytetasve, duke qenë se menjëherë pas (73’) mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Paulo Assuncaos me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë me një gjuajtje të lirë spektakolare, Sabrosa Simao (83’) dërgoi Atleticon në raundin tjetër të Copa del Rey.
Vizën për çerekfinale e ka siguruar edhe Mallorca që ka fituar me rezultat të përgjithshëm 4-3 (1-2 dhe 3-1) kundër Rayo Vallecanos.
Category: Futboll
0 Komente