Leverkusen rikthen kreun

dardanmiftari | Saturday, January 16, 2010 | 0 Komente

Autori i golit të dytë për Leverkusen, Tranquillo Barnetta Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në fushë të vet ndaj Mainzit, duke marrë tre pikë të vlefshme të cilat e rikthejnë ekipin në maje të tabelës së Bundesligës.
Mysafirët e Mainz kaluan të parët në epërsi me golin e mbrojtësit Tim Hoogland, por vendasit arritën ta përmbysin rezultatin që në pjesë të parë duke shënuar tre gola me anë të Michal Kadlec (15’), Tranquillo Barnetta (19’) dhe Toni Kroos (20’).
Mainz ngushtoi disavantazhin në minutën e 67-të me anë të Niko Bungert, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të ndeshjes, Eren Derdiyok vulosi fitoren e Leverkusen.
Për Mainzin gjatë tërë pjesës së parë të ndeshjes ka luajtur edhe mesfushori shqiptar Jahmir Hyka.
Fitore ka shënuar edhe Hamburg që ka mposhtur Freiburgun me rezultat 2-0 në fushë vendore me golat e Marcell Jansen (7’) dhe Mladen Petric (55’).
Bayer Leverkusen mban kreun e tabelës së Bundesligës me 38 pikë, dy më shumë se Bayern Munich dhe katër më shumë se Hamburg dhe Schalke. Kjo e fundit mund të rikthejë pozitën e dytë nëse shënon fitore në takimin e nesërm ndaj Nurnbergut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...