Riise: Goli im më i rëndësishëm
John Arne Riise siguroi tre pikët e Romës në ndeshjen përballë Juventusit, duke shënuar golin e fitores në fund të ndeshjes, dhe norvegjezi nuk e fsheh gëzimin për këtë gjë.
“Ishte padyshim goli më i rëndësishëm, për mua dhe për skuadrën. Në pesë minutat e fundit luajta si sulmues dhe shënova, prandaj jam shumë i lumtur”
“Pizzaro më pasoi një top të shkëlqyer, ndërsa unë isha vetë në gjashtëmbëdhjetëmetërsh, dhe arrita të shënoj golin e fitores. Luajtëm shumë mirë dhe fituam ndeshjen”, ka thënë Riise.
Category: Futboll
0 Komente