Valentino Rossi te Ferrari?
Drejtuesit e Yamahas kanë frikë se Valentino Rossi mund të lë motoçiklizmin për Formula 1.
Shefi i Yamaha MotoGP, Davide Brivio, ka thënë se paraqitja e mirë e Rossit me bolidin e Ferrarit gjatë një testi në Spanjë, mund të bëjë që italiani të mendojë për të kaluar në Formula 1.
“Duhet të shqetësohem për kohën e shkëlqyer (që arriti), sepse Valentinos mund t’i shfaqet dëshira për ta ndërruar sportin”, ka thënë Brivio për Gazzetta dello Sport.
Kontrata e Rossit me Yamahan përfundon këtë sezon, ndërsa është spekuluar se ai mund të kalojë te skuadra tjetër e motoçiklizmit, Ducati, mirëpo Brivio nuk ia ka frikën Ducatit, por Ferrarit.
Category: Formula 1, Motoçiklizëm
0 Komente