Roma në vendin e tretë
Roma ishte skuadër dominuese në përballjen kundër Genoas në Stadio Olimpico, të cilën e fituoi me rezultat 3-0.
Simone Perrotta kaloi Giallorossët në epërsi (17’), ndërsa në fund të pjesës së parë, transferi i ri i Romës, Luca Toni, dyfishoi epërsinë.
Ishte sërish sulmuesi italian që në pjesën e dytë (60’) shënoi edhe golin e tretë për të vulosur fitoren e vendasve.
Me këtë fitore, Roma ngjitet në pozitën e tretë me dy pikë më shumë se Juventusi që u mposht nga Chievo.
Category: Futboll
0 Komente