Mourinho: Futbolli nuk është Hollywood

dardanmiftari | Monday, February 15, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka kritikuar presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, si dhe Ditën e Valentinit.
Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Napolit, Mourinho ishte kritikuar nga producenti i filmave të Hollywoodit, De Laurentiis, por portugezi nuk ka nguruar t’ia kthejë.
“Nga muhabeti për burra, duhet të flas për djaloshin (De Laurentiis), i cili foli para meje. Ai foli sikur futbolli të ishte Hollywood, dhe ai flet, flet dhe flet, por futbolli nuk është ashtu. Pastaj, rezultati 0-0 është i mirë me përjashtim të penaltisë, por duket ta harroj atë, përndryshe duhet të paguaj 30 mijë euro dhe nuk mund t’ia lejoj vetes këtë, andaj do ta harroj”.
“Valentini? Është një mashtrim për shitoret, nuk kam asgjë t’i kushtoj askujt. Ne flasim këtu për futboll, nuk jemi në Hollywood”, ka thënë Mourinho i pyetur për Ditën e Valentinit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...