Kaka, Montolivo dhe Fabiano te Interi?

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Leite Kaka - fotomontazhë Trajneri i ri i Interit, Leonardo, duket t’i ketë përvjelur mëngët në hartimin e strategjisë anti-Rossonere, pasi që është duke planifikuar transferimin e një sërë lojtarësh gjatë afatit kalimtar dimëror.
Emrat që lakohen me transferim te gjiganti italian Inter janë legjenda Rossonere, Ricardo Kaka, mesfushori i Fiorentinës, Ricardo Montolivo dhe sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano.
Në ndërkohë La Gazzetta dello Sport shkruan se qendërmbrojtësi i Genoas, Andrea Ranocchia mund të konsiderohet tashmë lojtar i Interit, ndërsa Leonardo sipas sportives pranë klubit Nerazzur, është duke insistuar për ta transferuar edhe sulmuesin e Udineses, Alexis Sanchez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...