Lukaku: Ëndërroj Real Madridin

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Tinejxheri sensacional i Anderlechtit, Romelu Lukaku, ka deklaruar se ëndërron që një ditë të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.
“Do të shohim në qershor, por tani për tani nuk dua të dëgjoj për këtë. Unë ndihem i lumtur te Anderlechti. Por, unë jam i gatshëm për transferimin e madh. Jam shumë ambicioz. Unë do të bëj çmos për t’i bindur njerëzit se vlejta po aq sa kanë paguar për mua”.
“Natyrisht, është ëndërr të luaj në Bernabeu. Është top stadium. Se Jose Mourinho është trajner i Real Madridit është motivim shtesë. Për një trajner si Mourinho, unë do të kisha dashur të mësoj sa më shumë që është e mundur”, theksoi Lukaku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...