Ferguson: Pika ime e dobët, portierët

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Sir Alex Ferguson ka thënë se ai nuk dëshiron t’i përsërisë gabimet që i ka bërë në të kaluarën për të gjetur zëvëndësuesin e Peter Schmeichel, kjo pasi konfirmoi se veterani i United, Edwin Va nder Saar, do të pensionohet në fund të sezonit.
“Është dashur ta transferoj Van der Saarin pas pensionimit të Schmeichel. Unë bëra gabim, por tani mendoj se mund ta përmirësojmë. Schmeichel dhe Van der Saar kanë qenë fantastikë për ne. Unë kam qenë me fat që i kam pasur të dy në skuadër”.
“Unë kam pritur që ai të pensionohet verën e kaluar. Është fantastike që ai luan në moshën 40 vjeçare në nivelin tonë. Mund ta bëni këtë vetëm nëse keni strukturën dhe mendjen. Të jesh në gjendje ta programosh veten në atë mënyrë dhe ta stërvisësh një lojtar si ai është fenomenale. Ai është njeri i jashtëzakonshëm”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...