NBA: Lakers shënojnë edhe një fitore pa Bryant

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Los Angeles Lakers vazhdojnë të fitojnë në mungesë të shtyllës së ekipit, Kobe Bryant, duke mposhtur Utah Jazz me rezultat 96-81.
Lamar Odom ishte më i sakti me 25 pikë dhe 11 kërcime, derisa Pau Gasol shënoi 22 pikë. Kjo është fitorja e tretë radhazi për Lakers pa Bryant dhe e 41-ta në përgjithësi këtë sezon (13 humbje).
Andrei Kirilenko shënoi 17 pikë për Utah, që pësuan humbjen e parë pas nëntë fitoreve radhazi. Jazz tash kanë 32 fitore dhe 10 humbje këtë sezon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...