Wenger: Arsenali është sërish në garë për titull

dardanmiftari | Thursday, February 11, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka mbështetur komentet e tij të bëra më herët gjatë javës, duke thënë se ekipi i tij është rikthyer në garën për titull, disa ditë pasi doli nga ajo.
Topçinjtë fituan me rezultat minimal 1-0, ndaj Liverpoolit në Emirates Stadium gjatë të mërkurës, për t’iu afruar në gjashtë pikë liderit të tabelës, Chelseat. Në takimet tjera, Chelsea u mposht nga Evertoni, ndërsa Manchester United u ndalua me barazim nga Aston Villa.
“Kam thënë pas ndeshjes ndaj Chelseat se do të luftojmë deri në sekondën e fundit të sezonit. Ne e bëmë këtë sonte dhe kështu do të vazhdojmë të bëjmë. Çdokush mund të humbë pikë kudo. Është një garë e hapur”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...