Barça nuk lëshon pe
Barcelona ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke e mposhtur Real Zaragozan me rezultat 4-2.
Ishte një tjetër mbrëmje e jashtëzakonshme për argjentinasin Lionel Messi, i cili krijoi epërsi të trefishtë për Balugranët.
Me një gol të shënuar në pjesën e parë (5’) dhe dy në pjesën e dytë (66’ dhe 78’), SuperMessi përcaktoi fituesin e ndeshjes.
Megjithatë, vendasit u këndellën kah fundi i ndeshjes, me ç’rast Adrian Colunga realizoi dy herë (85’ dhe 89’).
Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi nga pika e bardhë në fund të ndeshjes.
Pas kësaj fitoreje Barca barazohet me Real Madridin në krye të tabelës dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit të Spanjës.
Category: Futboll
0 Komente