Evra: Liga Premier, prioritet i United
Mbrojtësi i krahut të majtë të Manchester United, Patrice Evra, ka pohuar se rrëmbimi i titullit të katërt me radhë në Ligën Premier është synimi kryesor i Djajve të Kuq këtë edicion.
“Ne e fillojmë çdo sezon me dëshirën për të arritur sa më shumë në secilën garë. Tek United nuk qëndron teza e fitimit të një titulli të vetëm. Ne jemi të obliguar për të fituar më shumë, nëse jo gjithçka. Këtë vit, qëllimi kryesor është fitimi i titullit të katërt radhazi, që do të ishte historik”.
“Nata më e keqe e jetës time ishte humbja në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës. Ende nuk më besohet se e kemi humbur atë finale për shkak se unë jam një fitues i lindur”, pohoi Evra për FIFA.com.
Category: Futboll
0 Komente