Guardiola: La Liga objektivi kryesor

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai e sheh kampionatin spanjoll si më të rëndësishëm se Ligën e Kampionëve.
Barcelona fitoi të dy trofetë sezonin e kaluar dhe dëshiron që të dy trofetë të mbeten në Camp Nou edhe këtë sezon.
Megjithatë me Real Madridin që aktualisht udhëheq në ligë, Guardiola thotë se të sfidojë rivalin e Barcelonës është prioritet i tij këtë vit.
“Caku kryesor këtë sezon nuk është Liga e Kampionëve, por të ruajmë titullin e La Liga. Kurrë nuk minimizoj asgjë, por është e qartë se nëse nuk po ia dalim mirë në garat vendore, nuk do të arrijmë shumë në Evropë. La Liga mbetet objektivi kryesor i yni, pasi kam kërkuar maksimumin nga lojtarët e mi çdo ndeshje”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...