Inzaghi dëshiron ta përfundojë karrierën në Milan

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi legjendar i Milanit, Pippo Inzaghi, dëshiron ta përfundojë karrierën në San Siro, por edhe të luajë më shpesh.
Sulmuesi 36-vjeçar ka vetëm tre starte këtë sezon në fanellën e Milanit dhe ka shënuar dy gola, i fundit ishte të dielën kundër Napolit. Së fundi është spekuluar se ai mund të largohet për në Parma ku do të fitonte më shumë minuta, por Pippo thotë se dëshiron të qëndrojë te Milani.
“Ai është vendim i trajnerit. Ai është personi i cili vendos. Të gjithë janë të hidhëruar kur nuk luajnë. Por unë nuk i hidhërohem trajnerit, pasi e di se ai i dëshiron të mirën Milanit”, ka thënë Pippo.
“Unë hidhërohem për pamundësinë për të bërë diçka për ekipin. Kur jeni i gatshëm dhe nuk mundeni ta tregoni këtë në fushë, atëherë ndjeheni keq. Isha i lumtur që të dielën i ndihmova Milanit të dalë nga një situatë e pakëndshme”.
“Dua të përfundoj karrierën në Milan. Punoj vazhdimisht që të mos kem një sezon si ky. Nuk kërkoj të luaj gjithë kohën, por do të më pëlqente të më tregonin çfarë roli kam”, ka shtuar sulmuesi italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...