Marcelo: Nuk mund ta shoh Barcën në finale të LK

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, nuk e paramendon Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve, e aq më pak që Blaugranët ta fitojnë titullin e më të mirit të Evropës midis Bernabeut.
“Nëse do të kishim qenë në finale, do të preferoja që Barcelona të jetë në finale. Është vështirë pasi që ne nuk jemi në këtë garë. Por shpresoj që Barcelona të mos jetë në finale”.
“Është vërtetë vështirë të jesh i eliminuar nga Liga e Kampionëve. Nuk ishte faktori fizik ai që çoi në eliminim. Ne tentuam por nuk kemi mundur ta bëjmë. Ne duhet të ngremë kokën lartë dhe të vazhdojmë të punojmë”.
“Tani jemi më të qetë dhe synimi ynë është La Liga. Ne do të vdesim nëse ka nevojë, për ta fituar titullin”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...