Gullit: Chelsea duhet të investojë në lojtarë të rinj

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Ish- menaxheri i Chelseat, Ruud Gullit, beson se ish- klubi i tij duhet të përforcojë skuadrën gjatë verës nëse dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve.
Legjenda holandeze ishte në stolin e Bluve nga viti 1996 deri 1998, ndërsa menjëherë pas eliminimit të Chelseat nga Liga e Kampionëve, ai ka thënë se Roman Abramovich duhet të ‘injektojë’ skuadrën me lojtarë të rinj nëse dëshiron të shohë më shumë trofe në vitrinat e klubit.
I pyetur se a do të mund ta fitojë Chelsea Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Gullit tha: “Jo më kurrë. Ky ishte rasti i tyre i fundit. Ata duhet të transferojnë lojtarë të rinj”.
“Ndaj Interit ishte ndeshje e vështirë për ta, pasi që ata nuk kanë mundur të luajnë lojën e tyre dhe janë dukur të pafuqishëm. Gjëja më e keqe ishte se nuk kishte kreativitet, as ide, askush nuk bëri diçka për të ndryshuar takimin”, deklaroi Gullit për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...