Reali i bindur për transferimin e Ashley Cole

dardanmiftari | Wednesday, March 17, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Chelseat, Ashley Cole, është njëra nga shënjestrat e Real Madridit për afatin kalimtar veror, dhe në kampin e Los Blancos ekziston besim i madh se anglezi dëshiron largimin nga Stamford Bridge.
Merengezët besojnë se Cole do të zgjidhë problemet në krahun e majtë të mbrojtjes së tyre. Transferimi i Cole në Bernabeu mund të ndihmohet nga depresioni i tij pas ndarjes nga gruaja, Cheryl Cole.
“Anglezi është njeriu i duhur për këtë punë. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai dëshiron të vijë në Spanjë”, citohet të ketë thënë një burim i Real Madridit.
Cole aktualisht është duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë i marrë ndaj Evertonit, e që do ta mbajë atë jashtë aksionit deri në fund të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...