Mascherano afër vazhdimit të kontratës me Redsat

dardanmiftari | Tuesday, March 23, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka konfirmuar se mesfushori Javier Mascherano është afër nënshkrimit të marrëveshjes së re me klubin.
Kapiteni i Argjentinës më herët kishte pohuar se marrëveshja tash është në duart e klubit dhe me Benitez që thotë se bisedat janë duke u zhvilluar, duket se marrëveshja do të zgjidhet së shpejti.
“Ne kemi biseduar, në mënyrë progresive, dhe jemi afër. Ende kemi për të biseduar disa detaje por jemi afër. Do të jetë shumë e rëndësishme për klubin. Ne kemi disa lojtarë të rëndësishëm me disa vite të mbetur në kontrata dhe kjo do të jetë edhe një tjetër. Është shumë e rëndësishme të mbajmë kurrizin e ekipit”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...