Mourinho: Duhej të largohesha më herët nga Chelsea
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, thotë se ai duhet të kishte dhënë dorëheqje nga Chelsea në fund të sezonit 2006/07.
Mourinho thotë se ai është penduar pasi nuk është larguar në kohën e duhur nga Chelsea, dhe se është dashur të qëndrojë për disa muaj larg lojës të cilën e dëshiron.
“Të ndryshoj një gjë? Do të ishte... Do të isha larguar ditën pasi fituam Kupën FA pas sezonit tim të tretë. Koha ishte e gabuar. Prita edhe tre ose katër muaj më shumë dhe, pas kësaj, u largova në shtator dhe nuk u kënaqa gjatë kohës derisa erdha në Inter”.
“Për mua, të jem jashtë futbollit është shumë e dhimbshme. Nëse do të isha larguar nga Chelsea në maj, do ta kisha filluar sezonin e ri në një klub të ri dhe nuk do të isha pa futboll për gjashtë ose shtatë muaj”, ka thënë Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente