Ancelotti: Nuk jam strateg sulmues
Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka qeshur me pohimet e fundit se skuadra e tij duhet të sulmojë nga fillimi ndaj Manchester Unitedit nëse dëshiron ta fitojë titullin.
“Nuk e konsideroj veten të jem një strateg sulmues. Unë jam italian dhe filozofia e futbollist italian është defensiva. Më pëlqen baraspesha. Jam strateg i balancuar”.
“Ky është synimi ynë, të sulmojmë dhe të luajmë futboll, por gjëja e parë është që të vazhdojmë me baraspeshën, sepse nuk dua të pranoj gol”.
“Mënyra më e lehtë për të shënuar janë kundërsulmet. Në Itali, skuadra që fiton titullin nuk është ajo që shënon më shumë, por ajo që pranon më pak gola”, përfundoi Ancelotti.
Category: Futboll
0 Komente